Gazetari i nxjerr fotot: “Bosi” shqiptar i kokainës nga burgu i sigurisë...

Gazetari i nxjerr fotot: “Bosi” shqiptar i kokainës nga burgu i sigurisë së lartë në Ekuador

738
0
Shares

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto në rrjetin e social facebook, ku në njërën prej tyre shfaqet koka e kartelit të kokainës, Dritan Rexhepi.

Sipas gazetarit, Rexhepi ka formuar dhe drejtuar kartelin nga burgu i sigurisë së lartë në Ekuador.

Ndërsa shkruan se në foton e dytë është një mesazh i koduar nëpërmjet një targe të një taksie në kryeqytetin e Ekuadorit.

Ne foton e pare, eshte personazhi i cilesuar ditet e fundit nga autoritetet italiane, si truri apo koka e kartelit shqiptar te kokaines, Dritan (Gramoz) Rexhepi, ne qeline e tij, ne burgun e sigurise se larte ne Kuito te Ekuadorit, ku ai ndodhet i arrestuar qe nga 26 qershori i vitit 2014….praktikisht rezulton se ai e ka formuar dhe drejtuar kartelin nga burgu…

Ne foton e dyte, eshte nje mesazh i koduar nepermjet nje targe te nje taksie ne kryeqytetin e Ekuadorit,“0035 KÇK”…e cila te kujton moton e bere publike nga kryeministri Rama, “kap ç’a t’kapesh”…

Besoj do te thote, se eshte kapur “tropojani”(Eldi Dizdari) dhe rrjeti i tij, pra vetem njeri nga degezimet e kartelit, por nuk eshte shperbere karteli”,-shkruan Hoxha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY