Hetimet/Alibej killer i “Kompanisë Bello”, dyshohej se paguhej për të eliminuar kundërshtarët...

Hetimet/Alibej killer i “Kompanisë Bello”, dyshohej se paguhej për të eliminuar kundërshtarët në Shqipëri

196
0
Shares

Një ditë pas arrestimit të Erion Alibejt në Elbasan, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi dyshohet si porositës i 3 vrasjeve, “BalkanWeb” zbardh të tjera detaje.

Ka dyshime që Alibej paguhej nga grupet kriminale shqiptare, rezident në Dubai (lidhje e kompanisë Bello) që trafikonin drogra të forta në Europë.

Alibejt i ngarkoheshin detyra për të eliminuar dhe dëmtuar grupet rivale që merreshin me të njëjtin aktivitet të paligjshëm.

Nga hetimet dyshohet se konkurrenca në trafikun e drogës dyshohet se fshihet pas vrasjes se Emiljano Rsmazanit e Regis Runajt.

Ndërsa vrasja e Bujar Çeles dyshohet se është mesazh për vellain e tij, Talo Cela i cili qëndron i fshehur.

Erion (Andrea) Alibej (Dylgjeri), rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali. Ai është arrestuar bashkë me vëllain e tij të ndjerë në vitin 2013 në Itali, në kuadër të një operacioni antidroge, konkretisht në fushën e kokainës.

Endrit Alibej, 29-vjeçari i arrestuar në atë kohë përdorte disa emra madje edhe te shtetësive te ndryshme.

Ai përdorte gjithashtu emrin Endrit Dylgjeri apo Ravik Dylgjeri. Gjithashtu ai përdorte dokumentet si shtetas rumun Gabriel Manu apo si shtetas grek me emrin Dimitrios Kriporis.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY