I vdekur prej 6 vitesh, OFL i dërgon formular për të justifikuar...

I vdekur prej 6 vitesh, OFL i dërgon formular për të justifikuar pasurinë

150
0
Shares

OFL i ka derguat një të vdekuri të justifikojë pasurinë. Shtetasi në fjalë është Shkëlzen Dumani, një person i cili rezulton i vrarë që prej vitit 2014.

Ajo që bie në sy përveç faktit të mësipërm është pasuria që disponon i ndjeri. Sipas familjarëve të tij ai ka pasur në pronësi një apartament dhe një automjet.

Në apartament pas vdekjes të së ëmës Mentije Dumanit, nuk jeton askush. Për këtë arsye, ata e kanë kthyer mbrapsht formularin e dërguar nga Operacioni Forca e Ligjit.

Shkëlzen Dumani, u vra krah grupeve xhihadiste në vitin 2014 në moshën 39-vjeçare. Sipas riteve fetare në Siri ushtarët e vdekur për luftën e shenjtë bien shahit dhe varrosen në tokën ku kanë luftuar. Ai la pas dy fëmijë, Evën dhe Endrin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY