Plagosi me armë zjarri tre shtetas pas sherrit, policia arreston 43-vjeçarin në...

Plagosi me armë zjarri tre shtetas pas sherrit, policia arreston 43-vjeçarin në Elbasan

161
0
Shares

Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga një 43-vjeçar, i cili akuzohet për dhunën e ushtruar në 2 gusht në një lokal, ku mbetën të plagosur tre shtetas.

Policia thekson se ka finalizuar operacionin “Zaranika”, ku është prangosur 43-vjeçarin, Gentian Mino, “banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësues”  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Gentian Mino, 43 vjeç,akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin I.B., (i cili është arrestuar më parë), në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër. Po nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbardhjen dokumentimin ligjor të impkimit të këtij shtetasi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY