Detajet nga sherri tragjik ne Durres, mesohen arsyet. Si u plagos i...

Detajet nga sherri tragjik ne Durres, mesohen arsyet. Si u plagos i treti

329
0
Shares

Konfikte te vjetra pronesie ishin shkaku i sherrit te pergjakshem mes dy familjeve ne Durres i cili përfundoi me një të vdekur dhe dy të plagosur.

Ne konflikt u perfshine dy familje, Tatozi dhe Baboçi. Fillimisht djali i Armando Baboçit, Erald Gjini (i cili ka ndryshuar gjeneralitetet) ka qëlluar me shkop bejsbolli një nga anëtarët e familjes Tatozi.

Fill me me pas ne sherr eshte perfshire edhe i ati, Armando Baboçi, i cili më pas është përleshur me leva, karrige të një lokali dhe sende të tjera të forta me anëtarët e familjes Tatozi.

Me pas babe e bir tentuan që të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me makinën e tyre ‘Alfo Romeo’, por anëtarët e familjes Baboçi i ndoqën dhe njëri prej tyre i qëlloi duke i plagosur.

Të dy babë dhe bir, u dërguan me urgjencë në spital, po 39-vjeçari nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra.

Gjashtë anëtarët e familjes Tatozi, mes të cilëve besohet se është edhe autori që qëlloi me armë janë shoqëruar nga policia.

Ndërkohë që raportohet edhe për një person tjetër të plagosur që ka përfunduar në spital me iniciale E.T, i cili eshte goditur me nje shkop gjate perleshjes dhe i perket familjes Tatozi. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY