LAJMI I FUNDIT/ Zbrazen armet ne Durres, dyshohet 2 te plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Zbrazen armet ne Durres, dyshohet 2 te plagosur

139
0
Shares

Të shtëna me armë kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës në afërsi të një lokali në lagjen nr 13.

Dyshohet se dy persona jane plagosur,  Te cilet janë dërguar me urgjencë për në spital.

Njeri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë për jetën, raportojne mediat televizive te Tiranes.

Detajet e Policise:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY