Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alibej u arrestua brenda arrestimit, ishte ne arrest shtepiak

18/09/2020
Alibej u arrestua brenda arrestimit, ishte ne arrest shtepiak
Share on FacebookShare on Whatsapp

Erion Alibej i cili u arrestua sot duke qene ne fakt i arrestuar, njihej edhe me emrin Andrea Alibej dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në dhjetor të vitit 2018 po ne Elbasan dhebfare pak metra larg vendit ku u vra Bujar Cela.

Erion Alibej dyshohet se ka gisht edhe vrasjen e Çelës, vëllait të Talo Çelës i ekzekutuar mëngjesin e të enjtes në Bradashesh.

Erion (Andrea) Alibej (Dylgjeri) ka qene i përfshirë në trafikun e kokainës dhe është arrestuar bashkë me vëllain e tij të ndjerë në vitin 2013 në Itali, në kuadër të një operacioni antidroge, konkretisht në fushën e kokainës.

Atëherë ai ishte 27 vjeç dhe u kap bashkë me vëllain e tij, Endritin që ishte 29 vjeç.

Ky i fundi ishte drejtuesi i një grupi të madh kriminal ku kishte edhe 10 shqiptarë të tjerë.

“Endrit dhe Erion Alibej, i përkisnin një organizate transnacionale shqiptare me veprimtari midis Roterdamit dhe Amsterdamit në Holandë dhe Torinos, të cilët kishin ruajtur 15 kg kokainë të fshehur në apartamente të ndryshme, përfshirë edhe dy në Asti, për ta shitur më pas në disa provinca në veri dhe qendër të Italisë prej më shumë se 330.000 €”, raporton abcnews.

Endrit Alibej, 29-vjeçari i arrestuar në atë kohë përdorte gjithashtu emrin Endrit Dylgjeri apo Ravik Dylgjeri. Gjithashtu ai përdorte dokumentet si shtetas rumun Gabriel Manu apo si shtetas grek me emrin Dimitrios Kriporis.

Endrit Alibej ka përdorur sipas dosjes italiane dhe nofkat “Tino” dhe “Tarzan”.

Ndërsa vëllai i tij, i arrestuari i sotëm, Erion Alibej, përdorte dy emra të tjerë Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej.

Vëllai i Erion Alibej, Endriti u vra në sy të gruas dhe fëmijëve në dhjetor të 2018-ës, bashke me Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe Erdal Durunay, 51 vjeç, shtetas turk.

Vrasjet nisen pasi nje sasi droge u zhduk.  Behej fjale per rreth 60 kg.

Nderkohe Erion Alibej ka qene ne arrest shtepie keto kohe pasi u arrestua me heret per shkak te nje plagosje me arme zjarri.

2 vite e gjysmë më parë u arrestua për një plagosje dhe tani ndodhej në arrest shtëpie. Ai akuzohet se plagosi Xhon Rustën,i njohur si kushëriri i Suel Çelës.

Abcnews& DRONI.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

13/05/2026
Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

13/05/2026
Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.