Spahia: Rama premtoi pagat e rritura, por prej nje muaji asgje

Spahia: Rama premtoi pagat e rritura, por prej nje muaji asgje

54
0
Shares

“Premtimi i Edi Rames për rritje pagash për mjekët, është njësoj si premtimi për listat e hapura, nje mashtrim”, deklaroi sot Bardh Spahia, ish deputet i PD.

“Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka për të patur rritje të vërtetë pagash për mjekët. Deklaratat e Ogerta Manastirliut dhe Elisa Spiropalit për rritjen e rrogave të mjekëve janë zgjatje e agonisë së një pushteti të kalbur, gati për t’u shembur në 25 Prill.

Ka një muaj që flasin për rritje pagash, por nuk kanë asgjë konkrete, sepse modeli i vetëm i Edi Ramës është mashtrimi! Po i mashtron mjekët dhe infermierët njëlloj siç mashtroi shqiptarët për shëndetësi falas.

PD ka një projekt konkret për rritjen e pagave, 1200 euro/muaj për mjekët, 700 euro/muaj për infermierët. Është një nga projektet tona më të rëndësishme për t’u dhënë shqiptarëve një sistem shëndetësor, që punon për ta, jo për një grusht njerëzish”, deklaron Spahia. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY