Ndahet nga jeta një nga themeluesit e Okulistikës Shqiptare, Prof.Dr. Gjergji Cepa

Ndahet nga jeta një nga themeluesit e Okulistikës Shqiptare, Prof.Dr. Gjergji Cepa

173
0
Shares

Është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare mjeku i shquar shqiptar, Gjergji Cepa i cili është edhe një ndër themeluesit e Okulistikës Shqiptare. Cepa ka lindur në vitin 1939 në qytetin e Korçës. Studimet e larta i kreu në vitet 1957 deri në vitin 1963 në Universitetin e Leipzifut në Gjermani për okulistikë.

Nga viti 1963, deri në vitin 1965, vijoi specializimin në Tiranë dhe më pas u emërua në detyrën e Nen/Drejtorit të Spitalit Rajonal të Korçës, që e ushtroi deri në vitin 1974.

Në vitin 1975, Prof.Dr Gjergji Cepa emerohet mjek okulist në Klinikën Speciale dhe po këtë vit shkon për Specializim të mëtejshëm në Kinë.

Në vitin 1979, Prof.Dr Gjergji Cepa vijon specializimin në Austri.

Në vitin 1980, fitoi titullin e lartë “Doktor i Shkencave” dhe për shumë vite ishte Pedagog në Universitetin e Tiranës.

Si një ndër themeluesit e Okulistikës Shqiptare, ai botoi mbi 30 libra dhe artikuj të shumtë shkencorë për okulistikën, dhe për kontributet e tij të mëdha në fushën e mjekësisë u nderua me dhjetëra tituj brenda e jashtë vendit.

Botimet e tij janë bërë pjesë edhe të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë dhe Gjermanisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY