Kreu i Shtetit Ilir Meta ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë për të lënë mandatin e tij si President, nëse ky akt i shërben zgjidhjes së krizave.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar edhe për procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese, teksa mbajti nje deklarate per shtyp para gazetareve.
Meta thotë se KED e vitit 2020 ka problematike, pasi vetë ai ka konstatuar vonesa në procesin e ringritjes së Gjykatës Kushtetuese. Ai kërkon nga KED të dijë se cilat institucione po e zvarrisin procesin duke vonuar informacionin, por ndërkohë Meta akuzon dhe vetë KED-në që po pranon në heshtje këtë situatë.
Meta thotë se për disa ligje që ai ia ka kthyer për rishqyrtim nuk ka reflektuar. Ndërkohë ai thotë se është alarmante që një ligj i tillë po kalohet para një fushate elektorale, ndërkohë që një qeveri ka detyrim të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Presidenti Ilir Meta, në fjalën e tij para mediave sot, ka përshëndetur opozitën që ka qenë e gatshme për hapjen e listave dhe ka ftuar edhe mazhorancën ta ndjekë atë.
Por, Meta e ka paralajmëruar mazhorancën se nëse do të bëjë shkelje të njëanshme siç veproi në rastin e ndryshimeve kushtetuese, atëherë tha ai, është e qartë se “kemi të bëjmë me një grusht shteti dhe ai do të shtypet nga grushti i popullit”.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/