Gjyqtarja e arrestuar kërkon leje për të shoqëruar vajzën në spital: Ka...

Gjyqtarja e arrestuar kërkon leje për të shoqëruar vajzën në spital: Ka hemorragji nga hundët

122
0
Shares

Mimoza Margjeka, gjyqtarja ne arrest shtepie, pasi akuzohet se ka marrë 6 mijë euro për të liruar nga qelia një të dënuar, ka kërkuar leje pranë Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, për të shoqëruar vajzën e saj 3-vjeçare në spital.

Margjeka thotë në shkresë se vajza ka shfaqur hemorragji nga hundët me datë 15 shtator, ndërsa shprehet se duke qenë se edhe i shoqi ndodhet në paraburgim me të njëjtën akuzë si ajo, nuk ka asnjë person që mund të shoqërojë të bijën për vizitë mjekësore.

“Gjatë kohës që ndodhen me masë sigurimi “Arrest shtëpie”, vajza jonë tre vjeçare ka manifestuar një gjendje hemorragjie, gjak nga hundët, ngjarje e ndodhur në 15.09.2020. Kam njoftuar mjekun e lagjes i cili nëpërmjet rekomandimit me shkrim, ka udhëzuar vizitë klinike pranë specialistit përkatës. Në kushtet që ndodhem me arrest shtëpie e kam të pamundur të asistoj vizitat dhe mjekimin e vajzës, për shkak se edhe bashkëshorti siç edhe jeni në dijeni ndodhet në paraburgim me vendim gjykate, i bashkëakuzuar me mua dhe s’kam njerëz të tjerë familjarë apo të afërm të më ndihmojnë”, thuhet në shkresën e Margjekës drejtuar SPAK.

Margjeka është lënë në arrest shtëpi, bashkë me avokatin Skënder Demiraj i cili kishte ndërmjetësuar ujdinë mes palëve, ndërsa pa hekurave kanë përfunduar bashkëshorti i gjyqtares Arben Cara, si dhe Nejton Bali dhe Klaudjo Zhila kanë përfunduar pas hekurave.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY