Mjeku: Ka renie te virulences, rastet kur ke covid edhe pse testi...

Mjeku: Ka renie te virulences, rastet kur ke covid edhe pse testi del negativ

342
0
Shares

Nëse prej ditësh keni temperaturë jo të lartë ose diarre, mund të jeni prekur nga koronavirusi edhe pse tamponi ju del negativ, transmeton a2news.

“Mbi 80% e rasteve paraqiten me temperaturë 37.5-38. Kohëzgjatja është dy deri tre ditë ose maksimumi pesë ditë. Ka raste kur u mungon shija ose nuhatja, por nuk shfaqin shenja të tjera pulmonare. Kemi vënë re dhe prekje te aparatit tretës të shoqëruara me diarre. Edhe nga studimet e fundit theksohet se janë 6-7 mutacione të virusit gjë që shpjegojnë këto forma të tij. Duket çudi sot kur në familje një është i sëmurë dhe nuk sëmuret dikush tjetër. Pra kjo tregon pafuqinë e virusit”, u shpreh Brataj.

Shefi i Urgjencës Kombëtare tregon për a2news se ka rënie të infeksionit dhe rasteve të rënda gjë që është reflektuar në numrin e thirrjeve drejt 127. Vetëm 24 orët e fundit kanë raportuar 300 persona për shqetësime për koronavirus, nga 600 që ishin më parë thirrjet ditore. Për Skënder Bratajn në uljen e virulencës kanë ndikuar temperaturat e larta dhe detyrimi i protokolleve mbrojtëse.

Por me hapjen e shkollave dhe rikthimin në punë pas pushimeve, parashikohet rritje e infektimeve. Nga specialistët ende nuk dihet se si do të jetë sjellja e koronavirusit në dimër në mbivendosje me gripin e stinës, raporton a2news./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY