Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Eldi Dizdari, historia e shefit qe u rrit pa baba, iu vra ne ‘98 ne Tropoje

17/09/2020
FOTO/Operacion ndërkombëtar, kush është “bosi” shqiptar i kokainës që u arrestua në Dubai
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Për herë të parë në Shqipëri kemi një arrestim të peshave të rënda, ose të peshqve të mëdhenj. Është Eldi Dizdari. Policia e Emirateve të Bashkuara e quajti sukses me konferencën shtypi. Mund të donte që këtë operacion ta bënte SPAK”, tha sonte ne Syri tv ne interviste me Cim Peken, gazetari Artan Hoxha.

Hoxha ka pershkruar detaje te reja qe lidhen me Eldi Dizdarin, tropojanin qe kapi majat me te larta te hierarkise se droges ne Evrope dhe Ameriken Latine.

“Përgjithësisht është një kartel. Po ta shikosh nga mënyra se si është i strukturuar, ka përmasat e një karteli. Gjëja që bie në sy është që italianët dhanë informacion më parë se ne. Ata kanë pasur kohë të bënin edhe kërkime. Por përfshirja e një emri si Eldi Dizdari, që nuk ka qenë i ekspozuar në Shqipëri, sepse ishte në krye të listës së trafikut. Agjencitë tona të ligjit e kishin si një person ta paprekshëm. Sot bizneset e kanë më kollaj të kërkojnë para hua nga grupet e trafikuar se sa të shkojnë në bankë. Ai është i përfshirë në këtë histori”, tha Artan Hoxha.

Gazetari tregoi edhe historinë e Eldi Dizdarit qe është rritur pa babanë, i cili u vra në Tropojë në vitin 1998.

“Prokurorisë së Firences i janë dashur 5 vjet të lidhë fijet. Arrestimi i Eldi Dizdari përmendej vetëm nën zë. Ngjarja në ish-Bllok zanafillën e ka nga një konflikt mes tij edhe Ervin Matës. Eldi Dizdari nuk u pa më në Shqipëri dhe u spostua në Dubai. Sot disa nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës kanë gjetur një parajsë fiskale në Dubai”.

“Sot disa bosë të krimit dhe trafikut janë të instaluar aty, ka nga Lushnja, nga Tirana, nga Tropoja, Shkodra. Janë të vendosur në Dubai. Nuk është se ka pasur ngarkesë kriminale. Ka pasur vetëm një rast dyshimi, implikimi. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Tropojë në janar të këtij viti. Ai ka një histori. Ai është rritur jetim. Babai i tij është vrarë në janar të vitit 1998, një ditë pas vrasjes së Shkëlqim Haklajt dhe Demirit. Në pritën e datës 6 janar në aksin që lidh Sopotin dhe Qafën e Lushës. Është vrarë Avdyl Matoshi, Gjin Kolbuçaj dhe Naim Dizdari. Eldi Dizdari e ka dajë Avdyl Matoshin. Më vonë ai është larguar. Në vitin 2015 kam ndeshur teksa flisja për kokainën nga Ekuadori këtë grup personash. Eldi Dizdari nuk ishte një personazh që mund t’i afroheshe kollaj. Ishte një personazh që rrinte në hije dhe e ekspozoi lidhja me ish-missin, Suada Sherifi”, tha Artan Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

13/05/2026
Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

13/05/2026
SARANDË/ Ndërtohet parkingu i parë publik në qytet. Në Tiranë a Durrës bashkia do bënte kullë

SARANDË/ Ndërtohet parkingu i parë publik në qytet. Në Tiranë a Durrës bashkia do bënte kullë

13/05/2026
Rama i shkon deri në fund sqarimit me Italinë për deklaratën e shkurtuar të ministrit

Rama i shkon deri në fund sqarimit me Italinë për deklaratën e shkurtuar të ministrit

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

13/05/2026
Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

13/05/2026
SARANDË/ Ndërtohet parkingu i parë publik në qytet. Në Tiranë a Durrës bashkia do bënte kullë

SARANDË/ Ndërtohet parkingu i parë publik në qytet. Në Tiranë a Durrës bashkia do bënte kullë

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.