Basha: Do kete vetem nje takse, taksa e sheshte prej 9%

Basha: Do kete vetem nje takse, taksa e sheshte prej 9%

93
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha perjashtoi sonte cfaredo koalicioni me socialistet. “Nuk do të shkoj të bëj qeveri me Edi Ramën sepse ministrat e Edi Ramës duhet të mbajnë përgjegjësi. Ata duhet të shkojnë në opozitë dhe të distancohen nga krimi dhe korrupsioni. Është e paimagjinueshme që PD të bëhet fasadë e kësaj.
Oferta nga Rama? E kam thënë në konferencë për shtyp. Ato oferta tregojnë vetëm një gjë, panikun e humbjes që i ka kapur dhe që për pushtet janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Mandati i tretë për ta është për çfarë? Për të vjedhur?”, deklaroi Basha ne emisionin Oponion te Blendi Fevziut.

Ne vijim Basha tha se do te kete vetem nje takse, taksa e sheshte prej 9%.

Blendi: Jeni I sigurt që taksa do të jetë 9%?Taksë e sheshtë?
Basha: Taksa 9% është një angazhim tashmë , nuk është më një premtim
Blendi: A keni biseduar dhe a e keni rakorduar këtë me Lëvizjn Socialiste për Integrim, e cila ka qënë pjesë e kësaj qeveria kur taksa ka shkuar nga 10 në 13, 15, deri në 23%?
Basha: Shiko, përgjegjsitë e çdo partie politike për të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen I mban çdo parti politike
Blendi: Ajeni akorduar me ta për një taksë të sheshtë 9%?
Basha: Ky është programii Partisë Demokratike dhe në këtë program të Partisë Demokratike taksa e shshte 9% është një element thelbësor, një element thelbësor I cili..
Blendi: I panegociueshëm?
Basha: I panegociueshëm, pa pikë diskutimi
Blendi: Që do të thotë nëse ju, I vetëm , me LSI, me PDIU, me PR, me PBDNJ nuk ka rëndësi se çfarëdo të vini në pushtet shqiptarët do të paguajnë një taksë t sheshtë 9% për çdo gjë? Të ngjashme me atë 10%që ishe para vitit 2013?
Basha: Po edhe më tej se kaq
Blendi: Ça do të thotë edhe më tej se kaq?
Basha: Do të kemi një fasho. 300 mijë lekëshi I parë do të jet pa fashë,po flasim me lekë të vjëtra.
Blendi: Po me lekë të vjëtra për lehtësi.
Basha: Dhe mbi 300 mijë lekët e para, po shqyrtojmë edhe këtu një lëvizje po le të qëndrojm te vendimet e marra tashmë në grupin e punës për ekonomin, 300 mijë lekëshja është pa taks dhe mbi 300 mijë lëkë taksa do të jetë 9% e sheshtë për të gjitha kategorutë .


Blendi: Dhe kjo do të jetë taksë për çdo gjë? Përfshi taksën mbi të ardhurat, taksën mbi rrogën, taksën mbi honorarin mbi cdo lloj?
Basha: Taksa 9% do të jetët tatami për të ardhurat personale,tatim fitimi mbi bizneset, DO të jetë 9% pjesa e punemarresit dhe 9% pjesa e punëdhënësit për sigurimet shoqërore pra do të jetë për të treja keto .
Blendi: Po për biznesin e vogël ?
Basha : Biznesi I vogël do të kete një trajtim tjetër. Biznesi I vogël së pari do të kualifikohet biznesi I vogël çdo biznes me xhiro nën 14 milon lekë të reja në vitë,140 miljone lekë të vjetra ne vitë.
Blendi : Nën 140 miljone lket të vjetra në vitë e poshtë do të quhet bines I vogel ?
Basha: Natyrisht, dhe do të paguaj një taksë te vetme që është 0.5% e xhiros vjetore .
Blendi: 0.5% e xhiros vjetore për çdo biznes që eshte 140 miljonë lekë të vjetra dhe poshtë?


Basha: E poshtë dhe asnje lloj tatami tjetër qëndror apo lokal
Blendi : As lokal?
Basha : Asnjë lloj.
Blendi: Si do e merrni vendimin per pushtetin local?
Basha: Në përjashtim…Sigurisht që do e marrim se ato janë vendime që I takojnë qeverisjes,pastaj është detyra jonë që pushteti local të ketë mjete mjaftueshëm per tu përgjigjur qytetareve dhe e gjithë kjo pjesë e taksës 0.5 % do të dedikohet për pushtetin vendor.Po Kështu tarifat për shërbimin me kostot e shërbimit do ti dedikohen pushtetit vendor. Për taksa të cmendura , për taksa të përkoshme e ashtëquajtura taksa për shkollat në Tiranë apo dhe tarifa të tjera të cilat vihen vihen për të vjelur dhe rjepur qytetarët ne radhë të parë dhe bizneset nuk do të ekzistojnë më. Pra u futëm direct te taksat Blendi.
Fevziu: Një pjesë e shoqërisë Shqipëtare që kjo klasë politike që I takoni dhe ju dhe forca që përfaqësoni dhe farca të tjera në koalicion me ju dhe kjo forcë që është në qeverisje janë të gjitha bashkëpërgjegjëse për këtë situatë. Që do të thotë që shumë qytetarë mendojnë se ikën coli vjen Loli, ikën Loci vjen Coli. Ribëhet e njejta histori dhe përse qytetarët Shqipëtarë që mund të kërkonin ose tentonin një fuqi ose një rupim të ri politik do votojnë për ju, për zonjës Kryemadhi dhe që jeni provuar para 8 vitesh dhe ju kanë votuar njëher që të laroheshit.
Basha: Shiko logjika e relativizimit dhe e nivilizimit është antidemokratike.
Ffevziu : Ama ekziston në shoqërinë Shqipëtare.
Basha: Partia Demokratike!?
Fevziu: Po.
Basha : Prej 7 vitesh në opozitë ka reflektuar edhe mbi ato që ka bërë, dhe mbi ato që ska bërë dhe mbi ato që ka bërë gabim. Nuk kanë qenë të pakta, të shumta kanë qenë rastet kur në këtë studio dhe studio të tjera, unë në emër të partisë demokratike kam prnuar gabimet e bëra dhe kam kërkuar ndjesë për këto gabime. Këto 7 vite kanë shërbyer pëe të formësuar një vision të ri për Shqipërinë dhe prandaj desha një moment të më lejosh zoom out pak nga cështjet sektorialetw programit dhe të fokusohemi tek dicka konceptuale që ndodhta është pak më e lehtë për tu kuptuar ke njerzit
Blendi: që është
Basha: Qëllimi kryesor, 2 qëllimet kryesore të programit tonë politik janë të krijojmë një shtresë të mesme shqiptare, instuticionet ti takojne qutetareve dhe jo partive politike
Blendi: kto janë fjalë zoti Basha
Basha: Ti shpjegoj
Blendi: Po si do ti realizoni ?
Basha: c’farë është shtresa e mesme Blendi në shqipëri e kudo tjeter
Blendi: Kë etiketoni shtresë të mesme?
Basha: nënvlersimi ekonomik duke pasur parsysh fuqinë ekonomike të vendit, në shqipëri shtresë e mesme janë ata idividë që kanë mbi 1 miljon lekë të ardhura në muaj
Blendi: Të vjetra? Si familje apo si individ?
Basha: Individ. Që do të thotë që kanë ose një biznes pra vetepunsuar ose kan një profsion të vecantë apo një detyrë të vecantë. Me këtë pavarsi financiare, se ata janë të pavarur finananciarisht nuk janë të pasur, janë shtresë e mesme, me këtë pavarsi financiare shtresa e mesme përbën në cdo shoqëri motorin e zhvillimit, lokomotivën e zhvillimit ekonomik, të inovacionit , të iniciativës, janë njerëz që nuk kanë frikë për të nesërmen, janë njerëz që zhvillojnë mendimin e pavarur , janë njerëz të cilët kërkojnë nga institucionet të zhvillojnë ato gjëra që shoqëria ka nevojë dhe që përcaktojnë standartin e shoqërisë psh nivelin arsimor, te shkollave të kopshteve të universiteteve, nivelin kulturor, nivelin shëndetësor
Fevziu: Pa dyshim pa dyshim
Basha: Shtresa e mesme është stabiliteti I shoqërisë, është garancia për demokracinë, është garancia për zhvillimin ekonomik
Fevziu: Shtresa e mesme është zona që mban gjithcka në jetë
Bahsa: Sa shqiptarë janë sot në nivelin e mbi 1 milion lekë të vjetra .
Fevziu: Mbi 1.5 milion janë 11 mijë vetë
Basha: 20 mijë shqiptarë..
Fevziu: mbi 1.5 milion janë 11 mijë
Basha: Sot kemi praktikisht një shtresë të mësmë hije, pothuajse inekzistuese. Sot Shqipëria si rezultat I një modeli të dështuar ekonomik
Fevziu: Jo, flasim me paga mbi një miljon sepse…. (nuk e kuptoj)
Basha: me paga me paga po flasim, ne po flasim për paga individi
Fevziu: Me paga mbi 1.5 million janë 11 mijë..
Basha: 20 mijë persona total kanë deklaruar paga mbi 1 milion, pra ti referohemi shifrave. Që do të thotë që në Shqipëri modeli ekonomik ka dështuar, ekonomia shqiptare për shkak të politikave të gabuara sot përbëhet nga 2 milion e 900 mijë të varfër , ekstremisht të varfër ose poshtë shtresës së mesme që aq para sa marin I shpenzojnë për konsumim ditor mujor dhe 10 apo 15 që janë multi milionerë janë miliarderë
Fevziu: Po
Basha: Ky është sistemi që është ndërtuar dhe nuk ka shembull më të mirë për këtë sesa kjo që tregove me rafinerinë e Ballshit , ku ke tre shtresa histori korrupsioni .
Fevziu: Histori korrupsioni e frikshme
Basha: Edhe ky model ekonomik ështe histori korrupsioni eshte histori korrupsioni se ky model ekonomik cfarë ka bërë, ka marë gjithë paratë e buxhetit të shtetit , ka marë gjithë pasuritë e vendit dhe I ka përqëndruar ne duart e një grushti njerzish që populli rëndom i etiketon si oligarkë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY