Si jane shperndare infektimet e reja ne te gjithe vendin

Si jane shperndare infektimet e reja ne te gjithe vendin

140
0
Shares

Ka rene numrini infektimeve ne Tirane ndersa jane zgjeruar zonat me covid.

”24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq”, njofton ministria e Shendetesise.

Te gjitha detajet e ministrise se Shendetesise:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rikujton qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.
Është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë por edhe ata që janë të dyshuar apo janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

I bëjmë thirrje çdo qytetari të ruani distancën fizike, mbani maskën kudo në ambjente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet distanca si dhe duhet kujdes i shtuar për higjienën personale, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.
Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me COVID-19.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 66 vjeçare nga Kukësi, një 69 vjeçar nga Kurbini, një 70 vjeçar nga Elbasani dhe një 72 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 817 testime dhe janë konfirmuar 132 raste.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :
24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq.
55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6788 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju kujton të mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe në çdo rast të kontaktoni urgjencën kombëtare në numrin 127 kur dyshoni se jeni i prekur nga Sars-Cov2.
Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (17 Shtator 2020)
Testime totale 77217
Raste pozitive 11948
Raste të shëruara 6788
Raste Aktive 4813
Humbje jete 347 (Qarku Tiranë 166, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 14, Kukës 9, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2380
Durrës 533
Shkodër 373
Lezhë 278
Elbasan 264
Korçë 225
Fier 213
Vlorë 182
Kukës 144
Berat 99
Gjirokastër 63
Dibër 59./DRONI.al/

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/321587295611996/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY