Tre ditë pasi e emëroi ministre të Arsimit, sot Edi Rama i ka nisur presidentit të Republikës, Ilir Meta, propozimin për dekretimin e ministres së re, Evis Kushi.
Kjo e fundit u emërua si ministre e institucionit më të lartë arsimor pas largimit nga detyra të Besa Shahinit.
Largimi i Shahinit ndodhi në ditën e parë të shkollës, 14 shtator. Presidenti Meta dekretoi brenda pak minutash Ministren e re te Arsimit, Evis Kushi.
Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës kishte7 ditë afat për t’u shprehur me dekret lidhur me propozimin që vjen për ndryshimet në qeveri.
Deputetes socialiste iu besua një post në kabinetin qeveritar pas 7 vitesh angazhimi me Partinë Socialiste si deputete në Elbasan.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/