Ngatërresa me mbiemrat/Moderatori: Më hodhën rrogën e Eni Çobanit gabimisht në llogarinë...

Ngatërresa me mbiemrat/Moderatori: Më hodhën rrogën e Eni Çobanit gabimisht në llogarinë time

249
0
Shares

Disa kohë më parë, kur moderatorja Rudina Magjistari ftoi Eni Çobanin në emision ajo i ngatërroi mbiemrin duke e prezantuar si Eni Shehu.

Pas këtij incidenti të vogël, moderatori Eni Shehu ka reaguar dhe ka treguar se mbiemri i vajzërisë së Eni Çobanit ka qenë Shehu. Këtë e ka zbuluar për shkak të një gabimi që ka ndodhur shumë kohë më parë kur rroga e juristes kishte kaluar në llogarinë e moderatorit.

Rudina Magjistari: Në studion tonë prezantojmë Eni Çobabin (qesh), Eni Shehun. Më pëlqeu atëhere kur unë i thashë Eni Çobanit, Eni Shehu dhe ti zbulove që Eni Çobani e ka pasur mbiemrin e vajzërisë Shehu.

Eni ShehuRastësisht e kam zbuluar këtu në Klan. Më kanë kaluar një herë rrogën e Eni Çobanit dhe shyqyr që nuk e harxhova se nuk e di ku mund t’i gjeja lekët që t’ja rimbursoja. Nuk e vura re sepse ishte shumë i shpejtë operacioni financiar saqë ashtu siç erdhën, ashtu ikën lekët. Unë thjesht e mora vesh nëpër korridore.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY