Emisioni investigativ STOP pritet të transmetojë sot në mbrëmje një video që ka ngjallur shumë hamendje dhe interes orët e fundit.
Përflitet se video bën fjalë për një prokuror të Prokurorisë së Tiranës të kapur me zë dhe figurë në një aferë korrupsioni.
Nuk kanë munguar përpjekjet, për të marrë vesh paraprakisht për cilin prokuror bëhet fjalë, por stafi i STOP duket hermetik në këtë drejtim deri në orën e transmetimit të videos sot në mbrëmje.
Një burim nga stafi tha se “bëhet fjalë për çështje korrupsioni në shuma të mëdha”.
“Ajo që stafi pranon është se bëhet fjalë për çështje korrupsioni me shumë të madhe. Ne e kemi quajtur jack pot në rastet e korrupsionit të dokumentuar nga mediat me zë dhe figurë. Sonte zbulohet jack pot-i. Jo fituesi, por përfituesi”, tha burimi nga stafi i emisionit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/