FOTO/Operacion ndërkombëtar, kush është “bosi” shqiptar i kokainës që u arrestua në...

FOTO/Operacion ndërkombëtar, kush është “bosi” shqiptar i kokainës që u arrestua në Dubai

516
0
Shares

Një operacion i madh anti-drogë është finalizuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Prokurorët e Posaçëm kanë lëshuar 5 urdhër arreste, 3 prej të cilëve janë ekzekutuar.

Ata dyshohen si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, për llogari të grupit të strukturuar kriminal ku pjesë është edhe Dritan Rexhepi i cili prej vitesh ndodhet pas hekurave në një burg në Ekuador ku është dënuar për trafik kokaine.

Sipas informacioneve në pranga është vënë Denis Matoshi i njohur ndryshe si Eldi Dizdari partneri i ish-missit Suada Sherifi.

Ai është një personazh i njohur i trafikut të kokainës dhe ka qenë i përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur në Bllok dy vite më parë.

Gazetari Hoxha raporton se që pas ngjarjes së Bllokut në tetor të vitit 2018 ai ishte zhvendosur në Dubai ku vazhdonte aktivitetin e trafikut të kokainës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY