KPK shkarkon dy gjyqtarët e Apelit, njërin e fundosi kontrata paramartesore me...

KPK shkarkon dy gjyqtarët e Apelit, njërin e fundosi kontrata paramartesore me gruan

138
0
Shares

KPK ka vendur paraditen e sotme shkarkimin nga detyra të dy gjyqtarëve, konkretisht në Tiranë dhe në Durrës. Bëhet fjalë për gjyqtarin e Apelit Administrativ, Arjan Qafa si dhe gjyqtarin e Apelit të Durrësit Tritan Hamitaj. Për të dy gjyqtarët problem ka dalë pasuria dhe burimi i të ardhurave që nuk janë justifikuar nga ana e tyre në KPK.

Hamitaj ushtronte detyrën e gjyqtarit  pranë Gjykatës së Apelit Durrës dhe ju nënshtrua vetingut me 15 shtator për kriterin e ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.

Trupa Gjykuese Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa (Bungo) pasi analizoi provat dhe faktet si dhe dëgjoi pretendimet e palëve vendosi shkarkimin nga detyra të Tritan Hamitaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës, pasi nuk arriti të justifikoi pasurinë.

Ndersa, Arjan Qafa e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si gjyqtar në Bulqizë dhe në Dibër deri në vitin 2010. Në periudhën 2010-2014, Qafa ka punuar si inspektor për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për t’u emëruar më pas si gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit, ndërsa është zgjedhur edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY