FOTO/Lokali ku u ekzekutua vëllai i Talo Çelës në Elbasan, pista e...

FOTO/Lokali ku u ekzekutua vëllai i Talo Çelës në Elbasan, pista e dyshimeve

213
0
Shares

50-vjeçari Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e sotëm rreth orës 05:45 teksa ishte duke konsumuar kafenë e mëngjesit. Ndërkohë, makina e autorëve është gjetur e shkrumbuar në fshatin Murras të Elbasanit.

Policia dhe forcat Renea kanë nisur kërkimet për gjetjen e autorëve, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në hyrje daljet e qytetit. Pista e dyshimit mbetet hasmeria për shkak të vëllait të tij, Talo Çela, i cili akuzohet për disa vepra penale.

Talo Çela vëllai i Bujar Çelës, të ekzekutuarit në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bradashesh të Elbasanit është një nga personat më të kërkuar në vend, i shpallur njëkohësisht edhe në kërkim ndërkombëtar.

Ai është shpallur në kërkim për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ndërkohë që është i dyshuar si i përfshirë në ekzekutimin e katër personave të tjerë, Indrit dhe Arben Dylgjerit dhe shtetasit turk ngjarje e ndodhur në 28 dhjetor 2018, si dhe Andi Zylyfit rreth një vit më pas.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY