Kush është Ardian Braho, prokurori që mori 18 mijë euro ryshfet

Kush është Ardian Braho, prokurori që mori 18 mijë euro ryshfet

63
0
Shares

Prokurori i Rrethit Tiranë, Ardian Braho është denoncuar nga emisioni “Stop”, pasi ka marrë ryshfet një qytetari për t’i zgjidhur një çështje gjyqësore që kishte të bënte me bllokimin e një shumë parash prej 120 mijë euro.
43-vjeçari nga Shkodra rezulton prokuror me karrierë të gjatë pasi në CV-në e tij bëjnë pjesë çështje si ajo e sheshit “Skënderbej”, ku Lulzim Basha u akuzua për dëm ekonomik. Braho vendosi mbylljen e çështjes pasi vendimi ishte marrë nga Këshilli i Bashkisë.
Gjithashtu, së fundmi Braho ishte prokuror dhe në hetimet ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako në çështjen e përdorimit të pajisjes së përgjimit. Po ashtu, Braho ka qenë prokuror edhe në çështjen hetimore ndaj ish-kreut të Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Florenc Hoxha.
Braho ka qenë dhe pjesë e task-forcës së Prokurorisë së Tiranës që hetoi çështjen e mashtrimit me TVSH-në në industrinë e përpunimit të metaleve që përllogaritej se i kishte shkaktuar shtetit një dëm prej 26 milionë dollarë, shkruan Panorama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY