Ish minister dhe deputeti i PD, Genc Pollo ka ironizuar vizitat e Rames ne Turqi dhe Athine. Ai e konsideron kryeministrin si një cirk lëvizës që “herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë”.
”Propagandë e vetëm propagandë edhe kur kalon kufijtë e Shqipërisë. Pas deshtimit me video montazhe ne vend i gënjen mendja se njësoj siç ndërtoi projekte imagjinare me 3D për të fshehur dështimin e qeverisjes, do të ndërtojë edhe arritje imagjinare diplomatike.
I pandashëm nga propaganda e gënjeshtra, Rama duket thjesht si një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë. Askush nuk i ka harruar premtimet dhe zotimet e tij që e bëjnë qesharak përpara e Europës që gjithnjë e më shumë e ka mbyllur në kafazin e harresës”, komenton Pollo./DRONJ.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/