FOTO/ Krimet e Rënda urdhër arresti për oficerin Fatos Lushi, Adriatik Llalla...

FOTO/ Krimet e Rënda urdhër arresti për oficerin Fatos Lushi, Adriatik Llalla pezullon prokurorin Ardian Braho

55
0
Shares


Fatos Lushi

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka firmosur në urdhër-arreste për oficerin e Policisë Gjyqësore,Fatos Lushi që u filmua duke marrë 18 mijë euro ryshfet në emër të prokurorit Ardian Braho. Ndërsa pritet ekzekutimi i këtijj urdhër-arresti, mësohet se menjëherë pas publikimit në emisionin “Stop” të rastit të korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës ku oficeri i policisë gjyqësore Fatos Lushi dhe prokurori Ardian Braho morën 18 mijë euro ryshfet për lirimin e një shume parash të bllokuara pas ardhjes nga jashtë ka reaguar kryeprokurori Llalla.
Burime zyrtare pranë prokurorisë thanë se Lushi dhe Braho janë pezulluar menjëherë nga detyra. Mësohet gjithashtu se në ngarkim të tyre ka nisur një hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.



ardian brahoArdian Braho

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY