Sa pacientë me Covid-19 janë trajtuar me plazmën e gjakut, pas disa...

Sa pacientë me Covid-19 janë trajtuar me plazmën e gjakut, pas disa muajsh vjen dhe pajisja e veçantë

79
0
Shares

Në Qendrën Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, nga sot nisi aplikimi i metodës së re për sigurimin e drejtpërdrejtë të plazmës. Ministrja Ogerta Manastirliu e cilësoi një tjetër hap përpara drejt sigurimit të terapive alternative për pacientët me COVID19.

Aktualisht në dy spitalet COVID janë rreth 20 pacientë që kanë marrë trajtimin me plazmën konvaleshente, sipas protokolleve të përcaktuara nga shërbimet përkatëse.

“Kemi siguruar pajisjen e posaçme të ndarjes automatike të gjakut, bashkë me setet e dedikuara, në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ku veç metodës tradicionale, ne tashmë mund të përdorim edhe metodën e avancuar për sigurimin e plazmës, që do të përdoret për trajtimin e atyre pacientëve me COVID19, që përcaktojnë ekipet mjekesore, sipas protokolleve të përcaktuara”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se janë 54 dhurues që i janë bashkuar thirrjes “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, Ministrja e Shëndetësisë bëri apel për dhurimeve vullnetare.

“Përgjatë 1 muaji janë 54 dhurues që e kanë kaluar COVID19 dhe që i plotësojnë kriteret por ka nevojë sërish për qytetarët që e kanë kaluar këtë sëmundje, që të bëhen pjesë e rrjetit të solidaritetit, për të ndihmuar ata pacientë që kanë më shumë nevojë”, tha Ministrja Manastirliu.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/324662778861680

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY