Lirohet nga qelia 66-vjeçari që ngacmoi seksualisht të miturin në Berat: Isha...

Lirohet nga qelia 66-vjeçari që ngacmoi seksualisht të miturin në Berat: Isha një çik i pirë

176
0
Shares

Romeo Oço, 66-vjeçari i arrestuar për ngacmim seksual ndaj një 16-vjeçari është liruar nga qelia, dhe është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Prokurori i çështjes, Tasim Puci i ka kërkuar gjykatës dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Në një dalje për mediat ai deklaroi se i pandehuri e ka mohuar ngacmimin seksual, por është shprehur se ka pasur një marrëdhënie me të miturin dhe është afruar për të biseduar me të duke qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike.

Prokurori i ka argumentuar kërkesat e tij para gjykatës me dëshminë e dhënë në polici e prokurori nga 16-vjeçari K.J., që ka rrëfyer të gjithë kalvarin e ngacmimeve seksuale prej disa muajsh dhe në bazë të raportit mjeko-ligjor që ka konstatuar shenja të dukshme të ngacmimit seksual tek djali 16-vjeçar.

Gjyqtari Durim Hasa, pasi ka dëgjuar palën akuzatore dhe atë mbrojtëse ka vendosur ta lërë të lirë 66-vjeçarin, duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Romeo Oço u arrestua nën akuzën e “ngacmimit seksual” ndaj një 16-vjeçari. Ka qenë ky i fundit që e ka denoncuar Oçon në polici mbrëmjen e së shtunës, duke treguar gjithë historinë disa mujore të ngacmimeve seksuale që kishte ushtruar ndaj tij Romeo Oço, që rezulton të jetë komshiu i tij.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY