VIDEO/Rama tregon idenë si të zgjidhet çështja për detin, ngacmohet nga ish-ministrja...

VIDEO/Rama tregon idenë si të zgjidhet çështja për detin, ngacmohet nga ish-ministrja greke

143
0
Shares

I pranishëm në Forumin “The Economist”, ku u diskutua edhe rreth konfliktit mes Turqisë dhe Greqisë në Mesdhe, Rama tha se Shqipëria nuk është mes dy zjarresh.

Rama është pyetur nga gazetarët e huaj, ndërsa ka shprehur edhe njëherë idenë e tij për të zgjidhur çështje që ka ndezur debate të forta.

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë zgjidhen me ndihmën e palëve të treta, ose gjykatave ndërkombëtare. Gjatë takimit kryeministri Rama u përplas edhe me ish-ministren e Jashtme greke, Dora Bakojanis. Ish-ministrja kundërshtoi idenë e kryeministrit Rama për ndërhyrjen e palëve të treta si mundësi të zgjidhjes së çështjes së detit mes dy vendeve.

“Unë kam një ide, që e kam paraqitur dhe shpresoj që sa më shpejt ta arrijmë këtë. Kur bëhet fjalë për zonat detare ne ta mund ta zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve. Nëpërmjet një pale të tretë, apo nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare. Kjo mund të jetë e drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët.

Kryeministri grek flet për një të drejtë legjitime për të shtrirë kufijtë e vetë detar me 12 milje dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje, në rrjetet sociale në Shqipëri dhe në qarqet politike a thua se kryeministri grek duhet tu përgjigjet njerëzve që nuk dinë ç’flasin. Kjo ndez pakënaqësinë”, tha kreu i qeverisë.

Sipas Ramës, dialogu është e vetmja mënyrë për të gjetur një zgjidhje, duke theksuar se ka potencial që marrëdhënia greke-turke, të bëhet e dobishme për Europën.

Ne jemi në partneritet strategjik me Turqinë dhe Greqinë, por nuk ndjej që Shqipëria është mes dy zjarreve. Ka absolutisht potencial në këtë marrëdhënie greke-turk që të bëhet një marrëdhënie që të jetë  e dobishme dhe për Europën sepse Turqia është kyçe për sigurinë e Europës dh Greqia për kufijtë e Europës”, tha Rama.

Athinë – Në takimin e organizuar nga “The Economist”: Ballkani Perëndimor përtej 2020-s

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 16 septembre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY