Një 70-vjeçare me Covid-19 nga Elbasani ka ndërruar jetë në spitalin infektiv. Burime bëjnë me dije se e moshuara ka ndërruar jetë pak orë pasi është intubuar.
Bashkë me të ishte infektuar edhe bashkëshorti i saj. Ky i fundit e ka fituar betejën me këtë sëmundje dhe ka dalë nga spitali. Tashmë ai ndodhet i karantinuar në banesë.
Sakaq, në Elbasan janë konfirmuar tetë raste me të prekur me koronavirus. Sipas ABC news, mes tetë të infektuarve është një ish pedagog, kreu i qendrës bashkejetesës ndërfetare si dhe një mësues.
Ndërkohë, mjeku kirurg Gëzim Dervishasani i infektuar disa ditë më parë është shëruar, duke fituar kështu betejën me virusin e rrezikshëm.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/