Preng Gjini, babai i dy fëmijëve i ka shpëtuar atentatit me rreth 500 gram C4 të vendosur në gomën e djathtë të makinës me të cilën lëvizte ndonëse të gjithë kujtuan se nuk do ia dilte. Por shenjat e shpërthimit janë tepër të dukshme në trupin e tij.
Keto jane fotot nga shtrati i spitalit tek Trauma të 51-vjeçarit qe mediat kane siguruar diten e sotme.
Ai siç duket është i pandërgjegjshëm dhe me oksigjen por sipas mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shpërthimi i ka lënë shenja në krahë dhe fytyrë.
Preng Gjini jetonte i fshehur prej kohësh, ndërsa një vit më parë i kishin vrarë edhe vëllain Armando Gjini në Rrëshen. Në kryeqytet qëndronte në një banesë që nuk e dinte askush. Pas vrasjes së vëllait të tij Armando Gjini dhe pas vrasjes së Kastriot Reçit kishte marrë masa. Familja e tij jeton në SHBA. Nga hetimet ka rezultuar se atentatorët e kanë vëzhguar për muaj të tërë.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/