DETAJE/Preng Gjini ndërroi makinën 10 minuta para shpërthimit, policia shoqëron 6 persona

DETAJE/Preng Gjini ndërroi makinën 10 minuta para shpërthimit, policia shoqëron 6 persona

267
0
Shares

Policia shoqëron 6 persona për atentatin e Preng Gjinit, shpërthimi i komanduar me telefon.

Policia ka shoqëruar 6 persona si të dyshuar apo në dijeni për atentatin nga Preng Gjinit, i cili u plagos rëndë gjatë shpërthimit me eksploziv të makinës së tij.

Siç raporton Report Tv,  Oficerët e Policisë Gjyqësore të sektorit të krimit në Policinë e Tiranës kanë marrë tabulatet telefonike në katër antenat e zonës Vasil Shanto për të analizuar thirrjet hyrëse dhe dalëse.

Shpërthimi ka qenë i komanduar me telefon. Personat e shoqëruar janë nga Tirana, Durrësi dhe Rrësheni.

Mësohet se makina me të cilën udhëtonte Preng Gjini ka qenë e kushëririt të tij, të cilën e kishte marrë pak minuta para se të shpërthente. Ai ka lënë automjetin e tij tip ” Fuoristradë” dhe më pas ka hipur në makinën e tij tip “Benz Class” të kushëririt. Shpërthimi ka ndodhur pas 10 minutash. Nuk dihet roli që ka pasur kushëriri i tij, nëse ka qenë ai shënjestra, e cila do të ndryshonte të gjithë rrjedhën e ngjarjes, ose Gjini është “tradhtuar” nga ai afërmi i tij.

Preng Gjini ka qenë i vetëm në maknë në momentin e shpërthimit. Mësohet se vajzat binjake dhe gruaja e tij ndodhen në Amerikë.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY