Balla mbron Lleshajn: Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin...

Balla mbron Lleshajn: Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës

103
0
Shares

Pas ceremonisë ne Elbasan, ku u prezantuan forcat e policise, Taulant Balla dhe ministri Lleshaj i janë përgjigjur interesit të medias. Sa i përket largimit apo qëndrimit të Lleshajt si ministër, Balla tha se ai ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer.

Ndërkohë për ngjarjet e djeshme kriminale, Balla u shpreh se ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe se policia do t’i zbulojë autorët.7

Hedh dikush një gurë në lumë dhe të gjithë të mençurit e tjerë duhet ta ndjekin. Ministri Lleshaj prej ditës së parë në krye të ministrisë së Brendshme ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer dhe padyshim ky është një investim i rëndësishëm i besimit që PS dhe grupi parlamentar i saj i ka dhënë. Ndaj do ju lutesha miqësisht të fokusohuni tek ajo që ndodhi sot në Elbasan që është një rritje e prezencës së prekshme të punës së policisë në shërbim të njerëzve të zakonshëm të Elbasanit.

Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla.

/DRONIi.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY