Shpërthimi te ‘Vasil Shanto’: Në makinë ishin 500 gram eksploziv, zbulohet gjendja...

Shpërthimi te ‘Vasil Shanto’: Në makinë ishin 500 gram eksploziv, zbulohet gjendja e Gjinit

332
0
Shares

Detaje të reja nga atentati me eksploziv në Tiranë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme (15 shtator).

Burime bëjnë me dije se shënjestra e atentatit Preng Gjni, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se në mjetin e tij ishte vendosur 400-500 gr eksploziv.

Ndërkohë, shtetasi italian Silvano Barbadoni i cili u plagos teksa pa kalonte afër vendit të ngjarjes, ka marrë ndihmën mjekësore dhe është larguar nga spitali mbrëmjen e djeshme.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi, tha se objektiv ishte Preng Gjini, dhe se sipas pistave kryesore, dyshohet për hakmarrje.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar panik te qytetarët pasi zona ku ndodhi ka pasur lëvizje të shumta mjetesh e kalimtarësh.

Preng Gjini mësohet se ka pak kohë që është liruar nga burgu në Itali ku vuante dënimin për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa i vëllai Armando Gjini ishte arrestuar si pjesë e grupit kriminal të Met Kananit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY