Skandali i shembjes se Tynelit te Murrizit, si po grabiten 24 milione...

Skandali i shembjes se Tynelit te Murrizit, si po grabiten 24 milione euro

183
0
Shares

Ish kryeministri Berisha ka publikuar sot nje leter te nje eksperti i cili argumenton se  po grabiten 24 milione euro. Tyneli ndodhet ne rrugen e Arbrit dhe po ndertohet nga Gjoka Construction.

“Edvini ndan me Gjokën 24 milionë euro.

Në kundershtim flagrant me kontratën e urdhëron ti “paguhen” Gjokës 24 milionë euro për shembjen e tunelit të Qaf Murrizit ndërkohë që kontrata ngarkon tërësisht kompaninë.

Shtoj këtu se konsulenti i huaj kishte firmosur kundër ndërtimit të tunelit në nivelin në të cilin Gjoka, pa përfillur këtë ekspertizë, filloi ndërtimin e tij.

Tani pas shembjes së tunelit ai duke ndarë para me Edvin Hajdutin kërkon ti marrë buxhetit 24 milionë euro”, shkruan Berisha.

Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital:

Mirëmbrëma doktorr Berisha. Jam një punonjëse e Avokaturës së Shtetit. Ju shkruaj për të ju shprehur një shqetësim që lidhet me Rrugën e Arbrit. Gjatë kryerjes se punimeve nga firma Gjoka kanë ndodhur shembje në tunelin e Murrizit. Studimi gjeologjik shtesë që ka bërë kompania pas shembjes ka nxjerrë një faturë me vlerën 24 milion euro për eleminimin e problematikës. Këto para koncesionari po kërkon ti marrë gjysmën nga buxheti i shtetit me pretendimin e forcave madhore qe nuk ishin të parashikuara në fillim të punës. Kontrata koncesionare PPP e shtetit me kompaninë parashikon se kompania private bën studimet dhe projektin duke marrë përsipër edhe të gjitha rrisqet në zbatimin e tij. Pra, ky rast i tunelit është tipik një rrisk që parashikohet në kontratë si i mundshëm dhe që duhet të merret përsipër nga koncesionari e jo nga shteti dhe paratë e taksapaguesve. Në mënyrë skandaloze dhe antiligjore, në konflikt me vet parashikimet e kontratës koncesionare po kërkohet të autorizohet buxheti i shtetit ti japë këto para koncesionarit. Po ushtrohet presion i madh në avokaturën e shtetit nga avokatja, Engjell Agaçi, Belinda Balluku dhe firma Gjoka për të ndryshuar kontratën duke justifikuar kështu mbulimin nga buxheti i shtetit të gjysmës së kostes prej 24 milion eurosh. Ju lutem në ndihmën tuaj për ta publikuar këtë rast duke na hequr nga kurrizi një presion të jashtëzakonshëm, një përgjegjesi ligjore por edhe një dëm të madh për buxhetin e shtetit. Punoj prej më shumë se 10 vitesh në këtë institucion dhe nuk ka ndodhur asnjëherë diçka e tillë si ky rast flagrant. Po ju shkruaj në anonim pasi këta hakmerren. Faleminderit./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY