Evis Kushi i përgjigjet akuzave me një foto: Do bëj gjithçka të...

Evis Kushi i përgjigjet akuzave me një foto: Do bëj gjithçka të nderoj PS dhe kryeministrin

289
0
Shares

Pa mbushur ende 24 orë nga marrja e postit të ministres së Arsimit dhe ende pa u dekretuar nga presidenti Meta, ndaj Evis Kushit u publikua një denoncim ku ajo rezulton e përfshirë në plagjiaturën e një teksti shkencor.

Pas këtij denoncimi ajo ka reaguar ‘flak për flakë’ nëpërmjet një postimi në FB, por pa dhënë asnjë argument nëse është e përfshirë apo jo në këtë falsifikim profesional siç e akuzon me fakte studiuesi Vladimir Kola.

Kur mora doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent, mendova se provimet për mua mbaruan. Por paskam qenë aq gabim sa s’ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë’, shkruan Kushi, por nuk mohon akuzën.

‘Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve’, deklaron ajo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY