Tërhoqi zvarrë qenin, reagon policia: Dënimi që mori autori nga Durrësi

Tërhoqi zvarrë qenin, reagon policia: Dënimi që mori autori nga Durrësi

344
0
Shares

Policia ka reaguar pas pamjeve shqetesuese qe qarkulluan ne rrjetet sociale, ku nje makine po ecte me nje qen te lidhur nga prapa duke e terhequr zvarre.

Policia duke marrë shkas nga fotot e publikuara në rrjetet sociale dhe nga thirrja e organizatave dhe qytetareve, sqaron:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Renault”, shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi F. P., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” parashikuar nga neni 207/c paragrafi 2 si dhe nga shërbimet e Policisë të Qarkullimit Rrugor është vendosur masë administrative në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, sipas neneve 158, 182 dhe 139/14/5/8″.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY