Nga prostitucioni tek trafiku i kokainës, Policia e Tiranës arreston 5 persona...

Nga prostitucioni tek trafiku i kokainës, Policia e Tiranës arreston 5 persona në 24 orët e fundit

108
0
Shares

Policia e Tiranës njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar 5 persona, për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, është vënë në pranga një shtetase e shpallur në kërkim për veprën penale të prostitucionit.

Ndërsa, janë arrestuar persona të tjera për vepra penale që kanë lidhje me drogën, drejtim të mjetit në gjendje të dehur, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor etj.

DETAJET

-Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. S., 31 vjeç, sepse në rrugën “Mine Peza”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar kokainë.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. B., 36 vjeç, pasi në rrugën “Ismail Qemali”, dyshohet se ka vjedhur një automjetin tip furgon dhe më pas është kapur në tentativë për t’u larguar në drejtim të Saukut. Gjithashtu, nga veprimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas nuk kishte leje drejtimi.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 22 vjeç, pasi në afërsi të në një shkolle te Instituti Bujqësor, për motive të dobëta, ka prishur rendin dhe qetësinë publike, si dhe ka kundërshtuar duke i goditur me sende të forta punonjësit e Policisë, për të shmangur shoqërimin e tij.

-Specialistët të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. P., 44 vjeç, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, në afërsi të një lokali, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur 0.99 mg/l, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, këmbësorin shtetasin D. F., 44 vjeç, i cili pas marrjes të mjekimit në spital, është larguar për në banesë.
  2. B., 34 vjeç, pasi tek rrethrrotullimi i Saukut, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.41 mg/l.

-Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetases C. Z., 21 vjeçe, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY