Shqipëria në Arbitrazh/Mandia jep shifrat alarmante: 25 milionë euro në 30 vite,...

Shqipëria në Arbitrazh/Mandia jep shifrat alarmante: 25 milionë euro në 30 vite, 154 milionë në 1 vit

146
0
Shares

Pas çështjes së humbur përballë kompanisë “Aktor”, shteti shqiptar llogarit  rreth 154 milionë euro të humbura në Gjykatën e Arbitrazhit.

Ish-avokate e shtetit Ledina Mandia, ka shpjeguar në një intervistë në emisionin “Opinion” se në rastin konkret shteti shqiptar nuk ka zbatuar korrekt kontratën.

Ajo kujton se deri në vitin 2007 kanë qenë rreth 10 milionë euro të paguara nga shteti shqiptar, ndërsa përmendi se vlera do të kishte qenë më e lartë, por mes palëve është negociuar dhe janë ulur interesat.

“Shteti shqiptar nuk ka bërë pagesën e punëve të bëra nga ana e kompanisë “Aktor”. Ka një mospërmbushje detyrimesh nga ana e shtetit shqiptar, ndaj kompanisë”, tha avokatja duke shpjeguar në vazhdim historinë e çështjeve të shtetit shqiptar në arbitrazh.

“Në vitin 2007 kanë 10 milionë euro të paguara.Vlera do të ishte më e madhe, por janë ulut interesat pas negocimit”, tha Mandia.

Pas kësaj periudhe avokatja kujtoi edhe disa nga çështjet e humbura nga shteti shqiptar në vitet që pasuan: “Përmendim 11 miliardë lireta për pastrimin e plazhit të Durrësit, një arbitrazh shumë i çuditshëm ndërkohë që kërkohet ende ekzekutimi i tij në Itali. Dhe pastaj kemi 11 milionë euro të General Electric”, tha Mandia duke përmendur që në 30 vite shteti shqiptar ka humbur një total prej 25 milionë eurosh në 30 vite./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY