Gjiknuri shkelmon marreveshjen e 5 qershorit ne Keshillin Politik, kerkon nga opozita...

Gjiknuri shkelmon marreveshjen e 5 qershorit ne Keshillin Politik, kerkon nga opozita procedurat per listat unike

105
0
Shares

Ndryshimet kushtetuese janë në fuqi dhe se tashmë mbetet detyrimi që të reflektohen në Kodin Zgjedhor, mesohet te kete deklaruar Damian Gjiknuri ne tryezen e Keshillit Politik sot pasdite.

Gjiknuri ka hedhur ne media fjalen e tij ne Keshill ku theksohet se fillimisht duhet të reflektohen ndryshimet kushtetuese, më pas i drejtohet ODIHR-it për rekomandime.

“Ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi. I doni apo nuk i doni kjo është tjetër çështje. Kemi Kushtetutën në fuqi dhe detyrimin për ta reflektuar në Kodin Zgjedhor. Ju lutem, ju ftoj që në ditet e ardhshme, deri të Premten të sillni propozimet tuaja për:

1) Pragun kombëtar zgjedhor,

2) Afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat

3) Si do kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatet në kushtet e listave të hapura duke ruajtur kuotat gjinore.

Nuk duhet humbur kohë. Duhet t’i japim bazën ligjore të plotë institucioneve që të përgatisin zgjedhjet.

Kërkesa juaj për të kerkuar në këtë faze mendimin e ODIHR është e çuditshme kur jeni ju që na detyruat që të bëjmë një marrëveshje në 5 Qershor e cila binte në kundeërshtim më rekomandimin kyç të ODIHR që ishte depolitizimi i administratës zgjedhore.

Atëherë nuk donit të pyesnit për ODIHR ndërsa tani qenkeni kujtuar ti kërkojmë mendim! Ne pranuam ate çka kërkuat ju në 5 Qershor dhe firmosëm bashkarisht pikërisht për t’ju plotësuar juve kërkesat. Gjithësesi e kemi firmosur atë marrëveshje dhe i kemi qëndruar asaj plotësisht’’- tha Gjiknuri , transmeton news 24.

Sot Këshilli Politik u mblodh për herë të parë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese te cilat kundershtohen nga Opozita e Bashkuar nder te tjera edhe pse ndalohen koalicionet. Por një tjetër kusht është vendosur nga kampi opozitar, që listat e hapura të jenë 100% dhe jo 75% sic kerkon mazhoranca./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY