Rama perdor si ‘grevethyes’ Presidentin azer. Thote se bisedoi per Ballshin

Rama perdor si ‘grevethyes’ Presidentin azer. Thote se bisedoi per Ballshin

73
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është perpjekur te qetesoje protestuesit e Ballshit permes nje takimi ne Turqi me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aljev. Në një postim në Facebook, Rama thotë se kanë diskutuar me Presidentin azer edhe për çështjen e rafinerisë së Ballshit.

“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit.

Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidentin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë”, shkruan Rama në Facebook.

Disa qindra punetore te Uzines se Ballshit po protestojne prej disa ditesh per pagesat qe u jane vjedhur nga ortaket e afert te qeverise dhe Kryeministrit.

Sot kryeministri Rama u takua në Turqi edhe me Presidentin Erdogan, me të cilin diskutoi një sërë çështjesh që lidhen me ekonominë./DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY