BE shton nje kusht te ri per Tiranen para takimit te pare...

BE shton nje kusht te ri per Tiranen para takimit te pare nderqeveritar

178
0
Shares

Bashkimi Evropian ka shtuar edhe nje kusht tjeter qe duhet permbushur para se te behet takimi i pare nderqeveritar BE-Shqiperi. Behet fjalen per zgjedhjen e anetareve te rinj te Gjykates Kushtetuese qe ajo te mund te funksionoje.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca tha se Opinioni i Venecias ofron të gjitha udhëzimet e nevojshme për të gjitha autoritetet shqiptare, në mënyrë që ky proces të përfundojë sa më parë.

“Është thelbësore që të finalizohen emërimet në Gjykatën Kushtetuese. BE vazhdon të inkurajojë autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë, me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e Gjykatës.

Kjo është një kërkesë e Konkluzioneve të Këshillit të BE-së të datës 25.3.20 dhe duhet të përmbushet para Konferences së parë Ndërqeveritare.

Opinioni i Komisionit të Venecias ofron udhëzimet e nevojshme për të gjithë autoritetet kompetente shqiptare për të përfunduar me shpejtësi emërimet. BE vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë në rrugën e saj të pranimit në BE”, terheq vemendjen permes nje postimi ne twitter, ambasadori Socreca./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY