Abuzoi me shoqen e mitur të vajzës , 46-vjeçari nga kokëulur në...

Abuzoi me shoqen e mitur të vajzës , 46-vjeçari nga kokëulur në gjykatë

156
0
Shares

Blerim Bizgjoni, 46-vjeçari nga Pogradeci i cili dyshohet se ka abuzuar me një 13-vjeçare ka dalë para trupit gjykues me kokën ulur për të shmangur vëmendjen nga mediat. Edhe në momentin kur është nxjerrë nga kafazi i gjykatës ai nuk e ka ngritur kokën për asnjë moment.

46-vjeçari do të njihet me masën e sigurisë lidhur me me akuzën për abuzim me të mitur, pas denoncimit të 13-vjeçares e cila ka deklaruar se ishte abuzuar që prej muajit korrik. Vajza qëndronte në shtëpinë e abuzuesit për shkak se ishte shoqe me vajzën e këtij të fundit, por edhe prej pamundësisë ekonomike të familjes së saj.

Ai u kishte thënë prindërve të vajzës se do të kujdesej për të miturën si të ishte vajza e tij, ndërkohë që nga ana tjetër ka ushtruar perversitetin e tij, duke e detyruar atë të kryejnë marrëdhënie seksuale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY