“Të testohen mësuesit”, Ballës i duket qesharake sugjerimi i Bashës: Doktori numër...

“Të testohen mësuesit”, Ballës i duket qesharake sugjerimi i Bashës: Doktori numër 2 i PD

115
0
Shares

Disa dite me pare, opozita dhe kreu i saj Basha kerkuan dhe sugjeruan kryerjen e tamponit per mesuesit e Shqiperise, ne menyre qe te garantohej dhe shendeti i te gjitheve ne shkolla.

Mesa duket kerkesa nuk duket te jete e keqe, pasi vetem sot u raportuan disa raste ku mesues dhe nxenes ishin te infektuar me koronavirus. Por, mazhoranca serish gjen terren per te kundershtuar çdo sugjerim nga opozita, madje duke kaluar ne akuza.

Nga qyteti i Elbasanit, Balla ka thënë që diçka e tillë është mjaft qesharake, duke e arsyetuar se po luftojmë me një armik të padukshëm.

Ajo që të gjithë shqiptarët kanë dëgjuar nga doktori numër 2 i PD-së, Lulzim Basha me kërkesën që të testohen 36 mijë mësues të vendit. Kjo duket shumë qesharake, sepse mund të bësh 36 mijë teste sot dhe nesër do të duhet të bësh 36 mijë teste, edhe pasnesër 36 mijë teste, sepse ky është një armik I padukshëm që  edhe 5 minuta pasi e ke bërë testin, mund ta marrësh virusin dhe mund të bëhesh një mbartës. Nuk dua të hyj në këtë diskutim, sepse është pavlerë. Të bësh politikë me fatkeqësinë, të bësh politikë me pandeminë, është të kesh mungesë të theksuar të intelektit minimal për të kuptuar se me çfarë kemi të bëjmë”, ka thënë Balla për mediat.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY