Tensione në Ballsh/Policia hedh gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, njërit i...

Tensione në Ballsh/Policia hedh gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, njërit i bie të fikët

224
0
Shares

Tensionohet situata në uzinën e Ballshit. Policia ka përdorur spray për shpërndarjen e naftëtarëve protestues të mbledhur aty prej orëve të para të mëngjesit.

Kjo i ka revoltuar naftëtarët, të cilën kanë hedhur shishe plastike në drejtim të tyre ndërsa nuk munguan dhe konfrontimet fizike.

Një prej naftëtarëve nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar me makinë private në spital.

Punëtorët këmbëngulin për tu futur në ambientet e uzinës, është dhe arsyeja e përshkallëzimit të situatës. Një nga arsyet e kësaj proteste është vendosmëria e tyre për të mos u bërë më pjesë e lojërave të kompanive që marrin në administrim uzinën.

Gjithashtu raportohet se protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protestat, nëse e mbyllin për sot ato pritet që protestës ti rikthehen sërish ditën e nesërme ku kryetari i sindikatës ka theksuar se pjesë do të jenë edhe familjarët e tyre.

Naftëtarëve një javë më parë u është premtuar se do të marrin pagat e prapambetura por duket se një gjë e tillë nuk është bërë e mundur duke sjellë edhe acarimin e naftëtarëve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY