Shkolla ne Tirane, 1/4 e mesuesve me covid, Veliaj i perjashton nga...

Shkolla ne Tirane, 1/4 e mesuesve me covid, Veliaj i perjashton nga ceremonia, por i detyrojne te japin mesim

82
0
Shares

Në shkollën Jeronim de Rada ne Tirane, fatkeqësisht, janë rreth 10 mësues që kanë rezultuar pozitivë me covid. Kjo është 1/4 e stafit mësimor. Është një situatë alarmante që do të vinte në lëvizje çdo qeveri në botë.

Mësuesit që kanë patur kontakt me ata që janë infektuar janë urdhëruar të dalin nesër të japin mësim, pa iu bërë testi, pa qenë të sigurtë ndersa Veliaj i perjashtoi ata nga ceremonia per ti mbajtur larg vetes.

Këto janë dy standardet e këtij pushteti. Për vete siguri maksimale, për fëmijët e të tjerëve dhe mësuesit asnjë kujdes.

“Rasti i shkollës de Rada provoi se kërkesa e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për testim masiv të mësuesve është kërkesë e drejtë dhe urgjente.

Testimi covid dhe serologjik do të evidentojë zonat e infeksionit dhe do të japë mundësi të izolojë përhapjen e virusit nga mësuesit tek nxënësit dhe nga nxënësit tek prindërit dhe gjyshërit.

Testimi nuk i kushton shumë qeverisë. Mjafton që ajo të heqë dorë nga disa lukse të saj.

Për rreth 40 mijë mësues dhe punonjës më shkolla në të gjithë vendin duhen vetëm 1.6 milionë euro. Është një investim minimal për sigurinë e shëndetit të mësuesve, të nxënësve dhe familjarëve të tyre. 1.6 milionë euro testime për shkollat janë sa disa udhëtime me charter të Edi Ramës dhe ndonjë koncert i Erion Veliajt.

Qeveria duhet të heqë dorë nga lënia e përgjegjësisë vetëm tek prindërit siç po bën me
Formularin e Deklarimit të përditshëm për gjendjen shëndetësore të fëmijëve. Ka akoma kohë që qeveria të marrë masat e duhura.

• Të vendosë matës dixhital temperature në çdo shkollë të vendit
• Të sigurojë kushte normale higjenike dhe ujë të rrjedhshëm
• Të bëjë testin covid dhe atë serologjik për mësuesit
• Të rrisë numrin e mësuesve për zhvillimin normal të procesit mësimor. Mësimi me disa turne nga të njëjtët mesues është rraskapitës dhe do të ndikojë për keq në cilësinë e mësimdhënies.
• Të rrisë shpërblimin për mësuesit që po punojnë në kushte të jashtëzakonshme.

Shëndeti i çdo fëmije dhe mësuesit është prioritet për PD. Por ai duhet të shkojë paralel me cilësinë në arsim, në mënyrë që në Shqipëri të mos rritet një brez COVID”. Deklaroi ish deputetja Albana Vokshi. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY