Basha deklaron serish: Do anuloj PPP korruptive dhe do vendos taksen e...

Basha deklaron serish: Do anuloj PPP korruptive dhe do vendos taksen e sheshte

76
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sot ne nje deklrate se vetem këtë vit 100 milion euro më pak investime të huaja.

“Investitorët e mëdhenj, strategjikë dhe seriozë, u zëvëndësuan me kompani offshore, PPP dhe koncesionet korruptive”, tha ai ndersa theksoi se lufta kundër korrupsionit, anullimi i PPP-ve korruptive, ulja e taksave dhe taksa e sheshtë 9% do ta bëjnë Shqipërinë vendin e investimeve të mëdha.

“Çuarja e ekonomisë shqiptare buzë greminës së falimentit, është një nga shqetësimet kryesore të pasqyruara në raportin e përvitshëm të DASH, që rendit si arsye korrupsionin e qeverisë shqiptare, shkatërrimin e tregut dhe konkurrueshmërisë nga PPP-të, ligjet abuzive në lidhje me pronat dhe gjithashtu konçesionet korruptive”, theksoi kryetari i PD.

Basha ka premtuar edhe njehere se do te anuloje PPP korruptive.

“Në këto kushte, një nga angazhimet e mia parësore, është që t’i kthej shqiptarëve mundësinë e tregut të lirë dhe frymëmarrjen konkurrencës së ndershme në çdo sektor të ekonomisë. Lufta kundër korrupsionit, anullimi i PPP-ve korruptive, ulja e taksave dhe taksa e sheshtë 9% do ta bëjnë Shqipërinë vendin e investimeve të mëdha dhe serioze, që bashkë me zhvillimin ekonomik do të sjellë dhe rritjen e numrit të vendeve të reja të punës me paga dinjitoze”, deklaron Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY