Basha: Qeveria te nise menjehere testimin masiv të mësuesve para fillimit të...

Basha: Qeveria te nise menjehere testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor

68
0
Shares

Masat për vitin e ri shkollor, gjysmake, tha nder te tjera sot kreu i PD, Lulzim Basha. I kërkoj qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor, tha ai  derkohe qe shtoi edhe nevojen per shperblime suplementare.

“Shpreh dhe njëherë shqetësimin për masat gjysmake të marra nga qeveria për fillimin e vitit të ri shkollor. Ruajtja e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve duhet të jetë parësore në situatën kur numri i të prekurve me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë.

Për këtë, edhe njëherë i kërkoj qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor. Identifikimi dhe parandalimi i rasteve me COVID-19 nga stafi pedagogjik është tejet i rëndësishëm për të parandaluar zinxhirin e infektimit. Veç kësaj, procesi mësimor me disa turne e bën të domosdoshme rritjen e numrit të mësuesve në dispozicion të zhvillimit normal të shkollës.

Në kushtet aktuale të zhvillimit të mësimit, çdo mësues do të ketë më shumë ngarkesë për shkak të ndarjes së klasave në disa turne. Ndaj, veç kujdesit për shëndetin, qeveria duhet të marrë masa edhe për rritje të shpërblimit për stafin mësimor. Vetëm vënia në zbatim e këtyre masave do të mund të sigurojë shëndetin e mësuesve dhe nxënësve, si dhe zhvillimin pa ndërprerje të shkollës”, deklaroi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY