‘Më çuan në bodrum’/ Gjyqtarja Mimoza Margjeka përplaset me policët, sherr para...

‘Më çuan në bodrum’/ Gjyqtarja Mimoza Margjeka përplaset me policët, sherr para gjykatës

406
0
Shares

Gjyqtarja Mimoza Margjeka është përplasur me policët, të cilët e kanë shoqëruar këtë mesditë për në Gjykatën e Posaçme, për t’u marrë në pyetje mbi akuzën për korrupsion.

Margjeka kundërshtoi mënyrën e shoqërimit, sipas së cilës nuk ka pasur një police grua, siç e parashikon ligji dhe pretendon se e gjitha është një proces i stisur pasi nuk ka njohur zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit.

“Keni bërë shkresa mbrapa për çdo gjë. Erdhën pas shkresë fare. Jam e irrituar, ju nuk dinit ku të më çonit, më çuan në bodrum të Gjykatës, tani më sollën këtu”, u shpreh ajo.

Avokati i saj, Genc Gjokuta ndërhyu për ta qetësuar dhe futur në Gjykatë, ku pritet të merret në pyetje.

Këtë të shtunë kanë dalë para Gjykatës, bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka, Arben Cara, dhe dy të dyshuarit e tjerë Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla, për korrupsion në Durrës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ata akuzohen se janë bërë pjesë e nje skeme korrupsioni prej 6 mijë eurosh për lirimin e të paraburgosurit Orion Bali, ndaj të cilit rëndonte akuza e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Debati i plotë:

Gjyqtarja: Harrojnë gjyqtarin që e bëjnë zhele dy ditë pa asnjë arsye, qëllimi me diskredituar njerëz, jo ore se jam njeri i gjallë.
Polici: Të lutem, të vazhdojmë.
Gjyqtarja: Çfarë i bëni njerëzve ju? Unë kam 1 vit që pres që këta të vijnë të më arrestojnë. Jam e kënaqur që e bënë.
Polici: Të lutem…

Gjyqtarja: Do kërkoj të kontrolloj dokumentet në gjykatë, se këta i bëjnë mbrapa.
Polici: O zonjë, të lutem mund të vazhdosh tani…
Gjyqtarja: Ore do vazhdojmë, por nuk është detyrim. Kam 5 orë që pres. Më keni futur aty me zor.
Polici: Është e drejta jote të ankohesh, thoji aty te gjyqtari. Të lutem mund të vazhdosh tani.
Gjyqtarja: Më jep urdhrin.
Polici: Ta kam dhënë urdhrin.
Gjyqtarja: Është e frikshme situata juaj. Më keni bërë sot, s’e kam pritur.
Polici: Të lutem vazhdojmë aty ku jemi nis.
Gjyqtarja: Mos fol o zotëri, ti polic je, bëre punën tënde. Keni bërë shkresa mbrapa për çdo gjë. Erdhën dhe iu thashë dua shkresën. Ju nuk dinit ku do më çonit, më çuan te Shkalla e Parë, në bodrum të gjykatës, tani erdhën këtu. Unë ju thashë ku më çoni, se kam frikë nga ju. Shtet… Nuk mund të bëjë shteti kështu, le të më dënojnë, por është budallallëk.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY