Gjyqtarja Rezarta Mataj jep doreheqjen, KPK nderpret vetingun

Gjyqtarja Rezarta Mataj jep doreheqjen, KPK nderpret vetingun

81
0
Shares

Nga Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur më 9 shtator 2020, të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Rezarta Mataj, pas dorëheqjes së saj nga detyra.

Në vendimin e KPK thuhet se gjyqtarja Mataj u është nënshtruar procedurave të rivlerësimit, duke u shortuar si subjekt në shortin e hedhur në datën 15 qershor 2020, dhe se trupi gjykues përbëhej nga komisionerët Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa(Bungo) e cila është zgjedhur relatore.

Komisioni ka administruar në vijim vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj të datës 9 korrik 2020 për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtaren Rezarta Mataj. KLGj e ka deklaruar mbarimin e statusit të gjyqtares Mataj për shkak të dorëheqjes së saj. Gjithashtu, KLGj i ka përcjellë informacion KPk se Mataj nuk ka depozituar ankim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë kundër vendimit për mbarimin statusit të magjistratit.

Në vendimin e KPK shpjegohej se gjyqtarja Mataj, me anë të postës elektronike e ka njoftuar Komisionin se nuk mundet të ndjekë procesin e vetingut nga shteti ku ajo ndodhet aktualisht dhe se kërkon që të ndërpritet pa u dëgjuar në seancë.

“Në këto kushte, referuar fakteve të evidentuara me lart, trupi gjykues çmon se procesi i rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Rezarta Mataj, duhet të ndërpritet sipas nenit ‘G’ të Aneksit të Kushtetutës”, konkludon trupi gjykues. Veç ndërprerjes së procesit të rivlerësimit, Komisioni ka vendosur të deklarojë humbjen e së drejtës së gjyqtares Rezarta Mataj për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.Birn

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY