Një ligj i ri për Kodin Rrugor është në diskutim ndersa ne draft jane shumëfishuar gjobat për shoferët në rastet e shkeljes së rregullave. Gjoba më e lartë shkon deri në 2 milionë lekë të vjetra dhe është parashikuar për ata persona që drejtojnë automjetet pa patentë, raporton top channel.
Do rëndohen gjobat për përdorimin e celularit në timon, ecjen në kundër tabelë dhe përdorimin e alkoolit. Për këtë shkelje të fundit, ka gjoba shumë më të larta gjatë orëve të natës
Qeveria ka hedhur për diskutim publik disa ndryshime të rëndësishme të kodit rrugor. Pothuajse në të gjitha pikat e tij ka rritje të konsiderueshme të gjobave dhe masave penalizuese. Synimi është për të rritur sigurinë në rrugë dhe për të ulur aksidentet.
Ndryshimi i parë lidhet me shoferët që ecin në kundër tabelë. Gjobat për ta shkojnë nga 5 deri në 10 mijë lekë të reja, heqje e patentës 3 muaj dhe zbritje e 5 pikëve. Ndërkohë do ndryshojë edhe mënyra e funksionimit të semaforëve duke zgjatur kohën e sinjalit të verdhë. Në kodin e ri rrugor parashikohet gjobe nga 100 mijë lekë deri në 200 mijë lekë për personat që përdorin mjete të blinduara pa lejë. Për më tepër mjeti do të sekuestrohet. Ndërsa janë shtuar penalizimet duke hequr pikët e patentës në raste të shkeljes së kodit rrugor, parashikohet se ai shofer që humb 20 pikët, do të duhet të rikthehet në kursin e patentës për një javë tjetër mësim.
\Ndërsa për punonjësit shtetërorë që drejtojnë mjetet e policisë së shtetit apo dikastereve të tjera do ketë një patentë të veçantë. Pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin për shkak të shpejtësisë dhe në kodin e ri rrugor janë parashikuar ndryshimet. Deri në 10 kilometra në orë më shumë se tabela gjoba është deri n tre mijë lekë të reja, deri në 30 kilometra penalizohesh me 4 mijë lekë të reja, mbi 50 kilometra në orë jashtë zonave të banuara, gjoba shkon deri në 15 mijë lekë të reja dhe patenta hiqet për tre muaj. Por penalizmi më i rëndë është nëse tejkalon edhe 50 kilometra në orë më shumë se tabela. Për këtë rast Kodi i ri Rrugor parashikon gjobë nga 100 deri në 200 mijë lekë të reja dhe heqjen e patentës për 6 muaj. Për mospërdorimin e rripit në timon gjoba shkon në 15 mijë lekë të reja ndërsa shtohen deri në tre mijë lekë të reja nëse në automjet ka pasagjerë që nuk përdorin rripin.
Deri në 15 mijë lekë shkon edhe penalizmi për përdorimin e telefonit dhe në rast përsëritje, hiqet patenta për tre muaj. Ndryshimet përfshijnë penalizime më të rënda edhe për shoferët që kapen të dehur në timon. Më rëndë penalizohen ata që janë të dehur nga ora 22 e mbrëmjes deri në 7 të mëngjesit ndërsa patenta hiqet deri në dy vjet. Top Channel
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/