Avokati i gjyqtares: SPAK veproi me standarte te dyfishta, ja arsyeja

Avokati i gjyqtares: SPAK veproi me standarte te dyfishta, ja arsyeja

94
0
Shares

Avokati i gjyqtares Mimoza Margjeka dhe burrit të saj, Arben Cara. Ilia Ilia Adeklaroi se janë mbajtur standarde të dyfishta nga SPAK.

“…Ndërkohë u del dhe u thotë personi i interesuar, që takova avokatin e individit tjetër, se janë dy persona që kanë bërë kërkesë për zëvendësim mase, dhe më tha që kam mbaruar punë me 7500 euro me kryetarin e gjykatës, që nënkupton kryetarit e trupit gjykues.

Në këtë rast, as ndaj asaj avokateje dhe as ndaj kryetarit të gjykatës, nuk ka procedim të regjistruar. Megjithëse ky individ sikur shprehet me të zotin e hotelit…Pse nuk u ndërhy në rastin konkret, pse është qëllimi i autorizimit dhe përgjimit për të realizuar flagrancën.

Morën vendimin SPAK për të penalizuar Moza Margjekën dhe të shoqin, se i shoqi mbahet për të penalizuar Moza Margjekën se nuk ka asnjë provë tjetër. Goditja është bërë selektive”, tha avokati Ilia Ilia.

Mimoza Margjeka refuzoi permes nje vendimi gjyqesor mandatin e kryetares së Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, ne zgjedhjet e 30 qershorit.

Vendini i saj u rrëzua në atë kohë brenda 48 orësh, nga e njëjta gjykatë. Rrëzimi i vendimit u cilësua skandal ligjor nga opozita./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY